15:11 / E Shtunë, 23 Maj 2020 / indeksADMonline

Ky është kushti për nxënësit kosovarë, që të kthehen në shkollë

Tash për tash nuk do të hapen çerdhet, shkollat, universitetet dhe as s’mund të ketë organizime të mbrëmjeve të maturës.

Ndërsa për kthimin në shkollë të maturantëve, semi-maturantëve, organizimit të afatit të provimeve të qershorit do të vendoset në fund të majit ose në fillim të qershorit, me kusht që gjithmonë të mbahen maska dhe të ruhet distanca, shkruan Indeksonline.

Kështu thotë ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami përmes një njoftimi.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike NUK kanë dhënë përgjigje pozitive, pra, tash për tash NUK MUND TË HAPEN çerdhet, shkollat, universitetet dhe as s’mund të ketë organizime të mbrëmjeve të maturës.

GJITHÇKA DO TË VENDOSET NË FUND TË KËTIJ MUAJI kur dalin rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë”, shkruan Bajrami./Indeksonline/