75 Mall Live Search
22:19 / E Enjte, 14 Maj 2026 / Z S

Ky është lokali ku u plagos “Plaku” në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në lagjën Bregu i Diellit në Prishtinë.

IndeksOnline mëson se një person është plagosur.

Po ashtu Indeksonline ka siguara pamje nga vendi ku mbeti i plagosur përsoni i njohur me nofkën ‘’Plaku’’.I njëjti është në gjendje të rëndë dhe po trajtohet në QKUK.

Lidhur më këtë rast janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 21:40 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në rrugën “Ali Sokoli” në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur. Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë zëdhënësi i policisë së Kosovës për kryeqytet, Enis Pllana./Indeksonline/