23:15 / E Enjte, 18 Nëntor 2021 / MSH

Ky është marketi që u grabit sonte në Prishtinë

Pak minuta më parë u raportua për grabitje në një market në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Indeksonline mëson se marketi në fjalë është KAM Market.

Hetuesit janë brenda dhe janë duke e hetuar rastin.

Rasti në fjalë e konfirmoi edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 21:20 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një market në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga tre persona. Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit” ka thënë ajo më herët për Indeksonline.