15:15 / E Enjte, 08 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ky është mendimi i maqedonasve për Kosovën dhe shtetet tjera fqinje

Gjatë një hulumtimi të opinionit publik, përmes anketës telefonike nga Instituti për hulumtime politike në Shkup, në pyetjen “Cili është mendimi juaj për shtetet në vijim”, shumica e qytetarëve u përgjigjen se nga shtetet fqinje mendim pozitiv kanë për Serbinë, ndërsa mendim shumë negativ kanë për Kosovën, transmeton INA.

33 për qind nga të anketuarit janë prononcuar me notë shumë negative ndaj Kosovës, ndërsa 32 për qind janë prononcuar edhe me mendim negativ ndaj Shqipërisë. Sa i përket Greqisë, 28 përqind të të anketuarve kanë mendim shumë negativ për këtë shtet.

Nga ana tjetër mendim shumë pozitiv për Serbinë kanë 42 për qind të qytetarëve. Ndërsa shtet më i këndshëm për Maqedonasit është Gjermania.