17:09 / E Mërkurë, 09 Shtator 2020 / indeksADMonline

Ky është mesazhi i Amir Rrahmanit drejtuar tifozëve të Napolit


Amir Rrahmani tashmë dhe zyrtarisht është futbollisti më i ri i Napolit.

Javë më parë, Rrahmani firmosi marrëveshje me klubin italian për çmimin 14 milionë euro, shkruan IndeksOnline

Kështu, mbrojtësi i Kosovës po bëhet gati për sfidën e re me Napolin në Serie A, ku ndeshjen e parë të sezonit të ri do ta zhvillojnë kundër Parmas me 20 shtator.

E para fillimit të edicionit të ri, mbrojtësi ynë i është drejtuar me një video tifozëve napolitan.

“Përshëndetje të gjithëve, jam i lumtur që jam këtu, shihemi së shpejti. Forca Napoli”.