09:59 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ky është ministri i parë që e takon Trendafilovan në Kosovë

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova ka arritur në Kosovë.

Indeksonline mëson se ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri do të jetë zyrtari i parë i lartë që do të takohet me kryetaren e Dhomave të Specializuara.

Trendafilova pritet të etë një takim informues lidhur me gjithë procesin, hapjen e këtij procesi pranë kësaj gjykate.

Bashkë me Trendafilovan në vizitë do të jetë edhe administratorja e gjykatës, Fidelma Donlon./Indeksonline.