08:07 / E Diele, 03 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ky është moti për ditët e ardhshme në Kosovë

Muaji qershor fillon me mot të nxehtë, në fundjavë shtrëngata me shi.

Të shtunën paradite kryesisht do të mbajë mot me diell, gjatë ditës vranësirat do të shtohen, e më vonë priten zhvillime të shtrëngatave me shi. Ditën e diel, mot pjesërisht i vranët, e pasdite me shtrëngata të shpërndara me shi.

Temperaturat e ajrit mbesin mbi vlera mesatare, edhe pse do të pësojnë një rënie të lehtë. Minimalet do të sillen nga 12C deri në 14C, e ato maksimale nga 25C deri në 29C. Do të fryjë erë e lehtë nga krahu jugor 1-4m/s. Shtypja atmosferike do të luhatet rreth vlerave normale.

 

 

Temat: