21:23 / E Shtunë, 23 Mars 2019 / indeksADMonline

Ky është njeriu me gojën më të madhe në botë

Angelo Francisco Domingo Joaquim i njohur si Chiquinho ka hyrë në librin e rekordeve botërore ‘Guinness’.

Ai është njeriu me gojën më të madhe në botë prej 17 centimetrash, transmeton Indeksonline.

Një c’rregullim i një indi lidhës bëri që goja e tij të bëhet kaq e madhe dhe të zgjerohet aq shumë, saqë mund të shihni tërë gojën deri në fund.

Ekipi i rekordeve botërore e pa një video të djaloshit në internet dhe pas dy vitesh kërkim e gjete në një qytet në Angolë. /Indeksonline/