10:20 / E Shtunë, 20 Prill 2019 / indeksADMonline

Ky është numri i saktë i grave/fëmijëve që u kthyen nga Siria në Kosovë

Dje në Republikën e Kosovës janë kthyer nga Siria një numër i madh i shtetasve tonë të cilët ishin pjesë e kampeve të organizatës famëkeqe ISIS.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka treguar numrin e saktë të personave të cilët tanimë gjenden në Prishtinë.

“Janë kthyer 110 shtetas kosovarë, 4 luftëtar, 32 gra 74 fëmijë duke përfshirë 9 fëmijë që kanë humbur prindërit e tyre në luftë.

Të gjithë personat që kanë kryer vepra penale do të dalin para drejtësisë, ndërsa të tjetër rehabilitim”, është shprehur ai.