12:35 / E Diele, 24 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ky është numri i të pensionuarve nga FSK-ja

Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka dhënë statistika për pjesëtarët e këtij institucioni të cilët kanë dalë në pension që nga themelimi i saj e deri në kohën që jemi tani.

MFSK në një përgjigje për “Indeksonline” ka treguar sa  persona janë pensionuar, sipas moshës.

“Nga themelimi  i FSK-së e deri më tani të pensionuar sipas moshës janë 163 pjesëtar”, thuhet në përgjigje.

Kurse, sa i përket atyre që do të dalin në pension. Ky institucion tregon pritshmërinë e tyre deri në fund të vitit.

“…deri në fund të këtij viti pritet të dalin edhe 13 pjesëtar tjerë”, thuhet më tej në përgjigje për Indeksonline.

Më tej, gjatë këtij viti FSK pret që të pranojë edhe kadetë të rinj.

Sipas tyre, është shpallur konkursi për rekrutimin e kadetëve për  pranim në Qendrën për Studime Universitare të FSK-së, si dhe në Akademitë Ushtarake të shteteve partnere, respektivisht në; Institucionet Ushtarake të Republikës Federale të Gjermanisë, Akademia Ushtarake/Universiteti i Zagrebit, Akademinë Ushtarake të Mjekësore të Republikës së Turqisë, dhe Akademinë Ushtarake të Republikës së Maqedonisë.

“Konkursin për pranimin e kadetëve në Akademinë Ushtarake/Universiteti i Zagrebit është shpallur më 16 prill 2018 dhe ka përfunduar/është mbyllur më 24 prill 2018. Konkursi për pranim në Qendrën për Studime Universitare të FSK-së, Institucionet Ushtarake të Republikës Federale të Gjermanisë,  Akademinë Ushtarake të Mjekësore të Republikës së Turqisë, dhe Akademinë Ushtarake të Republikës së Maqedonisë është shpallur më 21.05.2018 dhe ka përfunduar/është mbyllur më 08.06.2018”, thuhet në fund të përgjigjes së tyre.

Ndryshe, më herët MFSK kishte treguar për Indeksonline se pensioni i rregullt i pjesëtarëve të shërbimit civil të FSK-së dhe TMK-së është 40 përqind e pagës së përgjithshme që e kanë pasur më herët. Kësisoj, pensioni atyre iu rritet për 2% më tepër, por nuk mund të kalojë 60 përqindëshin (%) e pagës bruto./Indeksonline/