21:20 / E Diele, 26 Qershor 2022 / C E

​Ky është numri që do ta mbajë Mane në Bayern

Sadio Mané do të mbajë numrin 17 në Bayern. Nënshkrimi i ri i gjigantit bavarez zgjodhi këtë numër të skuadrës pasi mori në konsideratë opsionet që ishin të disponueshme. Javën e kaluar, lojtari nënshkroi për kampionët gjermanë deri më 30 qershor të vitit 2025.

“Zgjodha 17-shin nga numrat e fanellave të lira në Bayern dhe synoj të festoj shumë suksese me ekipin tim dhe këtë numër. Tani mezi pres me të vërtetë të filloj përgatitjet për sezonin me shokët e mi të rinj shumë shpejt.”, tha Sadio Mané.

Fanella e Manés me numrin 17 do të jetë e disponueshme në të gjitha dyqanet e Bayernit dhe në dyqanin online nga e marta. Deri më tani, numri 17 në kampionët gjerman është veshur ndër të tjera nga Jerome Boateng, ish-kapiteni Mark van Bommel, Christian Ziege dhe Thorsten Fink.