07:33 / E Martë, 17 Tetor 2023 / AR

Ky është parashikimi i motit për sot

Për sot parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu në të gjithë vendin, me përjashtim në skajin verior ku mund të ketë vetëm riga.

Reshjet pritet të fillojnë në orët e mëngjesit dhe do të vazhdojnë deri vonë pasdite apo në mbrëmje, të cilat më intensive do të jenë në drejt zonës jugore, juglindore dhe lindore, ndërsa më të pakta në zonën veriore.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme por kryesisht e lehtë, me shpejtësi prej 5-19 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej 3 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 11°C.