00:51 / E Enjte, 21 Mars 2019 / indeksADMonline

Ky është personi i vrarë në Lipjan

Gjatë orëve të mbrëmjes së sotme në qytetin e Lipjanit ndodhi një vrasje në një kazino . I vrari është një 36 vjeçar nga fshati Rrezallë e Skenderajit.

Indeksonline përmes burimeve të saja mëson që personi i vrarë është Florent Ahmetaj.

Ai u gjet i vdekur në vendin e punës. Policia e Kosovës në raportimin e saj  tha se dyshohet që vrasja ka ndodhur pas një grabitje në kazinon ku ishte duke punuar i ndjeri.

Autoritetet janë në kërkim të identifikimit të personit që e ka kryer vrasjen dhe po shpresojnë që së shpejti do ta sjellin atë para drejtësisë./Indeksonline/