16:50 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ky është personi më i vjetër që ‘fluturon’!

Gjyshja 102 vjeçare Irene O’Shea është bërë personi më i vjetër në botë që ka kërcyer nga aeroplani me parashutë.

O’Shea ka kërcyer nga lartësia 4300 metra në jug të Australisë, transmeton Indeksonline.

Shpejtësia që ka kërcyer 102 vjeçarja nga aeroplani ka qenë 220 kmH.  

Irene O’Shea kishte tentuar ta bënte këtë në ditëlindjen e saj të 100-të, por për shkak të kushteve jo të mira ishte anuluar./Indeksonline/