17:41 / E Martë, 19 Shtator 2023 / k.v

Ky është personi që humbi jetën pasi u rrokullis me traktor në Çabiq

Ukë Gashi, 65-vjeç, ka humbur jetën mesditën e sotme pasi i njëjti është rrokullisur me traktor derisa po barte dru në Çabiq të Klinës.

IndeksOnline ka mësuar se viktima kishte pranuar fillimisht plagë të rënda mirëpo nuk kishte mundur t’i përballonte ato dhe ka ndërruar jetë.

Viktima është axha i yllit të Kombëtares Shqiptare në Futboll, Shkëlzen Gashi.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin.

Rikujtojmë se së fundi janë shtuar vdekjet si pasojë e rrokullisjes me traktor. Ky është rasti i tretë brenda pak ditëve./IndeksOnline/