11:51 / E Mërkurë, 20 Mars 2019 / indeksADMonline

Ky është personi që sulmoi deputetin Petroviq sot në Prishtinë

Milan Kostiq, është personi i cili ka sulmuar sot deputetin e Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetarin e partisë serbe SLS, Slobodan Petroviq.

Kostiq mbante pozitën e këshilltarit të ish-ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, Nenad Rikallo.

Nga profili i Facebook-ut të Milan Kostiqit, vërehet se ai është një përkrahës i Milan Radoiçiq, personit i cili është i akuzuar për vrasjen e Olover Ivanoviqit, e që aktualisht është në kërkim të organeve të sigurisë.