09:37 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Personi që u gjet i vrarë, në Ferizaj

Shkodran Bytyëi është personi i gjetur i vrarë, në Ferizaj.

Trupi i tij është gjetur 4 ditë pas zhdukjes në dalje të Ferizajt, në fshatin Gadime, shkruan Indeksonline.

Bytyçi dyshohet se është vrarë nga shoku i tij për shkak të një borxhi.

I ndjeri ka qenë i martuar dhe ka lënë dy fëmijë.

Policia ka arrestuar një person si të dyshuar për këtë rast./Indeksonline/