75 Mall Live Search
21:38 / E Mërkurë, 27 Maj 2026 / S Z

Ky është personi që u qëllua për vdekje sot në Prishtinë, emër i njohur për policinë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin mbrëmjen e sotme, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri dyshohet se ka mbetur i vrarë Agron Hajdari, rreth 40-vjeçar, i njohur me nofkën “Redulla”.

Indeksonline mëson se viktima ishte emër i njohur për policinë.

Ndryshe lajmin e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i Policisë së Kosovës Enis Pllana.

“Rreth orës 20:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e një personi (mashkull). Policia në koordinim me prokurorinë ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Pllana për Indeksonline.