12:48 / E Enjte, 01 Qershor 2023 / AR

Ky është personi që vdiq si pasojë e goditjes nga treni në Klinë

Indeksonline ka raportuar për vdekjen e një personi si pasojë e goditjes nga treni në Klinë.

I njëjti fillimisht ishte dërguar në QKMF në Klinë, për t’u transportuar më pas në Spitalin e Pejës, ku edhe është konfirmuar vdekja e tij.

Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se viktima është Nazmi Ajzeri i moshës 50-vjeçare, me prejardhje nga Kopiliqi i Skënderajit.