Ky është personi që vdiq sot në Mitrovicë pasi që iu dogj shtëpia
M.F. rreth moshës 87 vjeçare nga Mitrovica ka humbur jetën sot tragjikisht rreth orës 14:20, pasi shtëpia e tij ishte kapluar nga zjarri.
Ahmet Gjosha, komandant i policisë në Mitrovicë, ka bërë të ditur për KosovaPress se viktima rreth moshës 87 vjeçare në kohën e incidentit ka qenë vetëm në shtëpi. Sipas tij, deri tani nuk dihen shkaqet e zjarrit, por njësitë përgjegjëse janë duke punuar intensivisht në zbardhjen e rastit.
“Njësitë policore kanë marr informatën diku rreth orës 14:28 se në rrugën ‘Nexhip Draga’ është duke u djegur një shtëpi. Njësitë policore duke përfshirë njësitë e zjarrfikësve, KEDS-it, edhe njësia e mjekëve, kanë dal me shpejtësi në vendin e ngjarjes, kanë tentuar me shua zjarrin, por ka qenë një person që ka banuar këtu i moshës diku 87 vjeçare dhe si pasojë i njëjti ka pësuar dhe ka mbetur në vendin e ngjarjes, si dhe vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku”, ka thënë Xhosha.