13:42 / E Shtunë, 13 Maj 2023 / shkelqim osmanaj

Ky është personi që vodhi paratë e sadakasë në një xhami në Kizharekë të Drenasit (Video)

Imami i xhamisë në fshatin Kizharekë të Drenasit ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë hyrë në xhami dhe kanë vjedhur arkën e bamirësisë që kishte 500 euro.

IndeksOnline ka siguruar videot ku shihet se si një person i panjohur ka arritur të hynte brenda xhamisë ku edhe ka vjedhur paratë e sadakasë.

Objekti i xhamisë është i pajisur me kamera, ku edhe ka filmuar gjithçka.

Imami i xhamisë mes të tjerash ka theksuar se vlera e dëmit të derës arrin rreth 970 euro.

Në raportin 24 orësh të policisë nuk raportohet për të arrestuar teksa rasti është duke u hetuar. /IndeksOnline/