08:20 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ky është pjesëtari i Policisë së Kosovës që vdiq nga vetaksidentimi me armë zjarri

Pjesëtari i Policisë së Kosovës i cili ndërroi jetë mbrëmë është Halit Zhdrrella.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Zhdrella ndërroi jetë si pasojë e lëndimeve të marra nga vetëaksidentimi me armë zjarri.

Zhdrella ishte nga fshati Penuh, komuna e Podujevës dhe punonte si Kapiten në Departamentin e Krimeve Ekonomike.

Ndryshe rrethanat e këtij rasti nuk janë bërë ende të ditura deri në dhënien e detajeve nga vetë Policia e Kosovës. Vetëm se dyshohet që Zhdrella humbi jetën përderisa kishte dalë për gjueti./Indeksonline/