23:26 / E Mërkurë, 14 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ky është plazhi në Shqipëri që frekuentohet vetëm nga kafshët

Plazhi Gotullës në Adriatik të Kurbinit është lënë në mëshirë të fatit.  Edhe pse jemi në kulmin e sezonit turistik kjo zonë nuk frekuentohet nga asnjë pushues, pasi  e gjithë sipërfaqja rënore është e tej mbushur me mbeturina , duke e kthyer atë në një landfill.

Të vetmit që shohim në këtë bregdet janë banorë të zonës të cilët nxjerrin bagëtitë e tyre për tu ushqyer. Përveç papastërtisë banorët shprehen se ky vend po mbahet peng edhe i një ure dhe rruge. Ata bëjnë thirrje që të merren masa pasi frekuentimi I kësaj plazhit sipas tyre do të ndikonte në ekonominë e zonës.

“Këtu alamet plazhi, asnjë nuk vë dorë, rrugën të paktën 1.5 km është, një rrugë do. Ky plazh është vetëm për bashkitë. Kanë qejf njerëzit të vijnë këtu, nuk kanë nga hyjnë dhe një shi i vogël të bjerë këtu është katastrofë”, tha një qytetar.

Plazhi i Gotullës është nga bregdetet me të virgjëra në vend. Ai shtrihet midis Kepit te Rodonit dhe plazhit te Patokut dhe ka një gjatësi rëre prej 6 km./Shqiptarja/