Ky është polici që ndërroi jetë në aksidentin në Gjilan

Një aksident trafiku që ndodhi mesditën e sotme në segmentin rrugor Prishtinë-Gjilan, më saktësisht pranë liqenit të Badovcit, ishte faal për një shofer.
Drejtuesi i automjetit Renault, Shyqeri Mahmuti, u përplas për vdekje me dy automjete të tjera: një veturë dhe një kamion, raporton IndeksOnline.
Mahmuti ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe shërbente në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan.
Në aksidentin që ndodhi rreth orës 12:05, përveç Mahmutit që u nda nga jeta, dy persona të tjerë u lënduan rëndë.
Rastit iu përgjigjen njësitet relevante të policisë dhe ato mjekësore.
Të lënduarit u barten për trajtim mjekësor, ndërkaq Prokuroria nisi hetimet për këtë tragjedi./IndeksOnline/