16:19 / E Enjte, 24 Gusht 2023 / A. M.

Ky është portieri më i pafat në botë!

Portierët kanë rol specifik në futboll. Ata mund të ta vendosin lojën, qoftë për mirë apo edhe për keq.

E portieri ynë protagonist mund të konsiderohet si portieri më i pafat në botë.

Derisa po mendonte se kundërshtari e humbi penalltinë, duke gjuajtur në tërthorëse, topi që fluturoi fillimisht lartë, u përplas për krahun e portierit që i kishte kthyer shpinën portës, për të përfunduar në rrjetë.

Për shumëkënd, ky mund të jetë një rast mjaft komik dhe është e vështirë të mos qeshësh, por për këtë portier kolumbian, është një rast tragjik, të cilin nuk do të harrojë kurrë në jetë.