17:40 / E Martë, 04 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ky është postimi për Kurtin i njeriut që i ndihmoi Obamën të bëhet President

Njeriu që punoi për fushatën e ish-presidentit amerikan, Barack Obama dhe që ndihmoi Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit ka thënë disa fjalë një ditë pas zgjedhjes së Albin Kurtit në krye të qeverisë.

Arun Chaudhary ka publikuar fotografitë e Albin Kurtit sot gjatë parakalimit pranë gardës së FSK-së, duke shkruar se është e mundur që të krijohet një botë më e mirë.

Ai tutje ka shkruar se kishin menduar se nuk është e mundur që kjo të ndodhte në Kosovë.