Ky është postimi që bëri serbi, të cilit iu konfiskua vetura para Qeverisë së Kosovës

IndeksOnline ka raportuar pak më parë se një veturë luksoze e tipit Bentley është konfiskuar gjatë ditës së sotme në sheshin e Prishtinës nga Policia e Kosovës.
Kjo pasi që pronari i saj, përmes rrjeteve sociale ka postuar mesazhe provokuese.
IndeksOnline ka siguruar postimin e tij, ku ai thotë se ndodhet në të ashtuquajturën “Kosova dhe Metohija”.
IndeksOnline mëson se i njëjti është shoqëruar në stacion policor edhe është duke u intervistuar.
IndeksOnline ju sjell pamje:
