16:20 / E Mërkurë, 22 Maj 2019 / indeksADMonline

Ky është qendërmbrojtësi që u ftua për herë të parë nga Challandes

Ibrahim Dreshevic është futbollisti i ri që është grumbulluar nga Bernard Challandes për ndeshjet e qershorit.

22 vjeçari luan në pozitën e qendërmbrojtësit, njëra nga pozitat ku Kosova ka shumë nevojë.

Me prejardhje nga Tuzi i Malësisë, Dreshevic ka lindur në Suedi nga dy prindërit shqiptar, shkruan Indeksonline.

Ai ka filluar karrierën si profesionist në skuadrën suedeze, IF Elfsborg në vitin 2016.

Në fillim të këtij viti ai është transferuar te skuadra e njohur holandeze, ku më parë ka luajtur edhe Arbër Zeneli, Heerenveen.

22 vjeçari ka qenë pjesë e grumposhave U17 dhe U19 të Suedisë por tashmë ka vendosur që të përfaqësoj Kosovën. /IndeksOnline/