12:46 / E Martë, 23 Nëntor 2021 / B O

Ky është qyteti me 83 mijë kamera vëzhgimi

“Big Brother” mbërriti në Indi, konkretisht në qytetin e Hyderabad. Në kryeqytetin e shtetit Telangana në Indinë jug-qendrore, më shumë se 830,000 kamera vëzhgimi janë instaluar në rrugë, gjë që për momentin e bën atë një nga qytetet më të monitoruara në botë.

Sipas Times Of India, është pothuajse e pamundur të dalësh nga shtëpia dhe të mos ekspozohesh ndaj një prej mijëra kamerave të vëzhgimit që monitoron më shumë se 10 milionë banorë.
Dhe nuk janë vetëm kamerat: edhe vetë policia ndalon vazhdimisht qytetarët në rrugë, duke i detyruar të heqin maskën që mbajnë kundër koronavirusit dhe t’i fotografojnë, megjithëse nuk janë të dyshuar.

Megjithatë, mbikëqyrja masive e qytetarëve nuk është një fenomen i ri në Indi, e cila ka një popullsi prej 1.4 miliardë banorësh. Kohët e fundit, teknologjitë e avancuara të njohjes së fytyrës janë përdorur gjerësisht për të identifikuar votuesit në zgjedhjet lokale si dhe të gjithë ata që marrin pjesë në marshime dhe mitingje, si dhe për të monitoruar zbatimin e masave kundër koronavirusit dhe pandemisë.