75 Mall Live Search
10:24 / E Martë, 28 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ky është reagimi i Chelseat për vdekjen e ish-trajnerit (Foto)

Skuadra e Chelseat ka reaguar për vdekjen e ish-trajnerit të Akademisë, Dermot Drummy. Mbrëmë u njoftua vdekja e 56-vjeçarit nga djali i tij Joe, përmes rrjeteve sociale.

Drummy ka qenë trajner i Bluve të Londrës, prandaj këta të fundit kanë bërë një shkrim special në faqen zyrtare, transmeton IndeksOnline.

Trajner i të rinjve, Neil Bath ka folur për të pasi punoi gjatë gjithë kohës: “Nuk ka fjalë për ta përcjellë ndjenjën tronditëse të humbjes së Drummyt”, tha në fillim Bath.

“Dermot ishte një mik i mirë për shumë njerëz këtu në Akademi, përfshi edhe mua. Dashuria dhe pasioni i tij për futbollin ka qenë shumë infektiv”, shtoi trajneri i Chelseat.

Dermot ishte lojtari i Arsenalit, gjithashtu u shfaq edhe në Blackpool, para se të rikthehej në Arsenal si një trajner, duke ndihmuar kështu zhvillimin e një sërë lojtarësh të ardhshëm të ekipit të parë, duke përfshi edhe Cesk Fabregasin.

Pas largimit të Brendan Rodgers dhe promovimit të Paul Clement në ekipin rezervë, Dermot mori kontrollin e ekipit të të rinjve dhe coi Chelsean në suksesin e parë të Kupës Fa në vitin 2010.

Ai u emërua menaxher i ekipit rezervë në vitin 2012 pasi Steve Holland u bashkua me ekipin e parë.

Dermot atë kohë kishte në skuadër taletët që sot po “çmendin” tifozët me paraqitjet e mrekullueshme, duke nisur nga Andreas Christensen, Ruben Loftus-Cheek dhe Nathan Ake.

“Mendimet e të gjithëve në Chelsea janë me familjen dhe miqtë e Dermot”, shkruhet në fund të tekstit në faqen zyrtare të kampionëve të Premier Ligës./IndeksOnline/