16:54 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ky është reagimi i Tahir Batatinës pas dënimit me burg të Agim Ademit

Gjykata e Apelit e Kosovës sot ka vërtetuar dënimin prej nëntë muajsh burg efektiv, që gjykata e shkallës së parë, kishte shqiptuar ndaj kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi.

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin prej nëntë muajsh burg efektiv, që gjykata e shkallës së parë, kishte shqiptuar ndaj kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi.

Agim Ademi dhe Muharrem Rama akuzohen se gjatë periudhës kohore 12 korrik – 12 shtator 2012, me qëllim të përfitimit material e kishin kërcënuar dhe sulmuar Dritëro Kadollin, duke e detyruar të njëjtin të bëjë veprime në dëm të pasurisë së tij.

Lidhur me këtë akuzë, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 5 korrik 2019, i kishte shpallur fajtor Ademin dhe Ramën për veprën penale, detyrim në tentativë.

Rreth këtyre zhvillimeve ka reaguar edhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina, që ishte një ndër kundërshtarët më të zëshëm të Ademit edhe në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së.

Më poshtë keni reagimin e Tahir Batatinës:

Shpresoj që komiteti sportiv dhe të gjithë ata që ia duan të mirën futbollit, tashmë e në vazhdim ta vazhdojmë rrugën e trasuar nga legjenda Fadil Vokrri, pa dallime dhe për të mirën e futbollit, duke i mbështetur të gjitha klubet, të gjitha kategoritë pa dallime pa i shikuar ngjyrat e klubeve por në interes të futbollit dhe njerëzve që investojnë në futboll”.