13:55 / E Martë, 05 Korrik 2022 / GF

Ky është shqiptari që u kap në Itali me 8 kg kokainë e hashash në makinë

Një shqiptar është arrestuar në Itali pasi është kapur me drogë në makinë. Ai ishte duke udhëtuar me makinën e tij në të cilën mbante 8 kilogramë drogë, nga të cilat 5 kilogram e 800 gramë hashash dhe 2 kokainë, të fshehura mirë në pjesën e poshtme të makinës, një “Mercedes A Class”.

Policia italiane ka prangosur shqiptarin Roland Kulla me banim në Santa Croce Camerina, në Sicili.

Pas kontrollit, me ndihmën e njësive të qenve, policët gjetën ngarkesën e madhe me drogë të ndarë në pako celofani të ngjeshur në fund të dyfishtë, gjë që tregon se makina ishte e destinuar për transportin e drogës dhe Kulla është një transportues i zakonshëm i sasive të mëdha të drogës, ndoshta në emër të palëve të treta të futura në kontekste të organizuara.

Arrestimi u vërtetua dhe masa e paraburgimit u caktua nga gjyqtari hetues Piero Indinnimeo i Gjykatës së Salernos, sipas raportimeve të Il Mattino, shtetasit shqiptar iu hapën dyert e burgut ndërsa u sekuestrua droga si dhe makina e përdorur për transport.