15:31 / E Martë, 28 Qershor 2022 / B O

Ky është tenisti më i pafat në botë, e braktisë edhe Wimbledonin

Matteo Berrettini është i detyruar të largohet nga Wimbledoni për shkak se ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Lajmin e ka konfirmuar vet tenisti në Instagram ku ka shkruar:

“Më është thyer zemra. Kam pasur disa simptoma gripi dhe jam izoluar në ditët e fundit. Edhe pse ishin simptoma të lehta, vendosa që ishte e rëndësishme të bëj një test të mëtejshëm këtë mëngjes për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e kundërshtarëve të mi dhe të gjithë të përfshirëve në turne. Nuk kam fjalë ta përshkruaj zhgënjimin tim. Ëndrra ka mbaruar për këtë vit, por unë do të kthehem më i fortë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, ka shkruar Berretini.

Probleme janë shfaqur edhe për Rafa Nadal, i cili vetëm në orët e fundit ishte stërvitur me Matteon në fushën qendrore dhe kishte bërë një selfie me atë. Për momentin gjithçka duket në rregull, por situata mund të ndryshojë në vazhdim.

Tenisti italian është më i pafati në botë viteve të fundit. Në dy vitet e fundit, ai ka humbur tre turne të rëndësishëm, një për shkak të infektimit me Covid, dhe dy të tjerë për shkak të lëndimeve gjatë garave./Indeksonline/