13:30 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ky është trajneri shqiptar i Maqedonisë, që do të përballet me Kosovën në Nations League

Në gusht të vitit 2017, Xhengiz Rexhepi, ishte emëruar ndihmëstrajner i parë te Maqedonia Veriore.

Ai është asistent i selektorit Igor Angelovski.

Rexhepi që së fundi ka bërë karrierë edhe në Superligën e Kosovës me Llapin e Dukagjinin, do të jetë sonte në detyrë kundër Izraelit, shkruan Indeksonline.

Maqedonia Veriore, ka humbur mundësinë për t’u kualifikuar në Euron 2020 nga grupet, por e ka mundësinë e dytë që ta bëjë këtë nga playoffi i Ligës së Kombeve.

Për Rexhepin, sigurisht që ballafaqimi me Kosovën në mars të vitit 2020, do të jetë special.

/Indeksonline/