75 Mall Live Search
16:52 / E Martë, 09 Qershor 2026 / Gj Sh

Ky është transferi i parë që Mourinho e dëshiron te Reali

Jose Mourinho pritet që shumë shpejtë të rinisi punen si trajner i ri i Real Madridit.

“Special One” ndodhet në Madrid, ku pritet të nënshkruar kontratën e re me ”Los Blancos”, shkruan IndeksOnline.

Ai tashmë veçse ka nisur të hartojë planet për përforcimin e skuadrës dhe një nga emrat e parë në listën e tij është Mateus Fernandes.

Sipas raportimit të gazetës spanjolle AS, trajneri portugez e vlerëson lart mesfushorin e West Hamit dhe e sheh atë si profilin e duhur për të forcuar repartin qendror të ekipit madrilen.

Megjithatë, realizimi i këtij transferimi nuk pritet të jetë i lehtë. West Hami nuk ka ndërmend të heqë dorë nga një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës, pavarësisht rënies nga liga, dhe ka vendosur një çmim të lartë për kartonin e tij.

Raportohet se Fernandes mund të largohet vetëm në rast të një oferte që kalon shifrën e 90 milionë eurove.

Mesfushori portugez ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij gjatë sezonit të fundit, ndërsa interesimi i Mourinhos tregon se ai vazhdon të konsiderohet një nga talentet më premtuese në futbollin evropian./IndeksOnline/