07:08 / E Mërkurë, 01 Prill 2020 / indeksADMonline

Ky është vendimi i Qeverisë për heqjen e taksës dhe reciprocitetin ndaj Serbisë

Qeveria në detyrë e Kosovës sot ka marrë vendim që nga sot të heq tarifën 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, duke aplikuar masën e reciprocitetit me Serbinë.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, para marrjes së vendimit, ka thënë sonte se “po e fillojmë zbatimin gradual të reciprocitetit si zëvendësim për tarifën, dhe besoj ta keni vërejtur që ne me këtë rast i referohemi vetëm reciprocitetit me Serbinë, që do të thotë se me Bosnjë dhe Hercegovinën e heqim tarifën 100 për qind pa asnjë shtesë tjetër”.