17:06 / E Enjte, 28 Maj 2020 / indeksADMonline

Ky është vendimi për futsallin në Kosovë

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës ka marrë disa vendime për futsallin në vend.

Nga Suprliga nuk do të bie asnjë skuadër në Ligën e Parë. Kampioni do të shpallet duke zhilluar sistemin Playoff në mes katër skuadrave të cilat gjenden në pozitat e para nga tabela aktuale e edicionit 2019/20.

Ndeshjet do të zhvillohen me nga një ndeshje gjysëmfinale dhe një ndeshje finale. Ndeshjet do të zhvillohen në teren neutral.

Ndeshjet gjysëmfinale zhvillohen me datën 20 Qershor
Ndeshja finale zhvillohet me datën 27 Qershor

Liga e parë
• Klubi i Futsallit Liqeni si lideri i grupit A në ligën e parë hyn në Superligë.
• KF Albaniku dhe KF Letaj do të zhvillojnë një ndeshje vendimtare se cila nga këto do të hyn në superligë nga grupi B i ligës së parë.

Ndeshja e skuadrave të grupit B të ligës së parë, zhvillohet me datën 28 Qershor.