12:43 / E Martë, 11 Prill 2023 / B O

Ky është zyrtari i AKP-së që u sulmua fizikisht në Istog, emri i të dyshuarit që e sulmoi

Një zyrtar i AKP – roje pylli është sulmuar fizikisht dje rreth orës 10:30 në fshatin Shushicë të Istogut.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se roja kishte dalë në teren në detyrë zyrtare dhe gjatë inspektimit kishte vërejtur gjurmë të automjetit të dyshuar për vjedhje pylli, të cilat gjurmë kishin përfunduar te shtëpia e të dyshuarit.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se pylltari i sulmuar është Bekim Aliaj, ndërsa i dyshimti për këtë vepër penale është Florim Zekaj.

Në konsultim me prokurorin është inicuar hetimi, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/