10:31 / E Martë, 14 Nëntor 2023 / L K

Ky Ferrari u shit dje për 50 milionë euro

E kuqe e ndezur, tepër e shpejtë dhe padyshim mjaft e shtrenjtë, një Ferrari 250 GTO i vitit 1962 u shit në ankand në Nju Jork të hënën për 51.7 milionë dollarë.

Kjo është shuma e dytë më e lartë e paguar ndonjëherë për një makinë në ankand.

Këtë e ka bërë të ditur shtëpia e ankandeve Sotheby’s. Makina sportive i përkiste më parë një koleksionisti nga SHBA për 38 vjet.

Vetura më e shtrenjt e shitur në ankand vazhdon të jetë një Mercedes-Benz 300 SLR Uhlenhaut Coupé që u shit vitin e kaluar për 142 milionë dollarë./Indeksonline/