15:37 / E Premte, 02 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ky fshat i Prishtinës mbetet pa ujë të pijshëm

Kompania e ujësjellësit Prishtina ka paralajmëruar se fshati Shkabaj do të mbetet pa ujë duke filluar nga sot në ora 17:00 deri nesër në ora 18:00.

Sipas tyre, arsyeja e kësaj ndërprerje është intervenimi teknik nga ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit në rrugën “Gjergj Berisha”, lagjen “Arbëria” në Prishtinë, ku do bëhet ndërrimi i një gypi./Indeksonline/