“Ky gol është për ty, Antonio!”, kujt ia kushtoi Valverde golin ndaj Celtas?
Mesfushori i Real Madrid, Federico Valverde, ishte heroi i skuadrës madrilene në fitoren 2-1 si mysafire e Celta Vigos.
Krahas golit të shënuar, vëmendjen e mori edhe një moment shumë emocional, ku Valverde e festoi golin me një nga pjestarët e klubit, shkruan IndeksOnline.
Ai shkoi drejt pankinë, ku përqafoi trajnerin e përgatitjes fizike të skuadrës, Antonio Pintus, moment ky i cili u bë viral.
Ky veprim i Valverdes erdhi në një moment të vështirë personal për Pintusin, pas humbjes së nënës së tij dhe me atë përqafim tregoi mbështetje dhe respekt në një moment shumë emocional.
“Fede Valverde më përqafoi pas golit, në një moment shumë të vështirë për mua pas ndarjes nga jeta të nënës sime. Fede, ti je një zotëri i vërtetë dhe një futbollist fantastik.”, ka shkruar Pintus./IndeksOnline/


