14:27 / E Shtunë, 29 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ky gol Mourinhon mund ta lë pa punë

West Ham i ka shënuar edhe një gol Manchester Unitedit. Skuadra londineze e ka dyfishuar epërsinë përmes Andriy Yarmolenko në minutën e 43-të, transmeton Indeksonline.

Goli i dytë ishte shumë i merituar për West Ham pasi po bënte lojë më të mirë se Manchester United.

Ekipi i Mourinhos gjatë pjesës së parë arriti të bënte vetëm një goditje edhe ajo ishte jashtë portës. Një humbje e sotshme do të lëkunde portugezin nga stoli i gjigantit anglez./Indeksonline/