13:19 / E Hënë, 09 Prill 2018 / indeksADMonline

Ky ishte mesazhi që rrëmbyesit ia dërguan familjes së 11-vjeçarit të kidnapuar (Foto)

Ishte në rrugë kur ata e futën në makinë.

E menjëherë pas këtij veprimi familjes i shkoi një mesazh ku shkruhej “nëse nuk i bën 50 mijë euro, djalin E. mos e lyp më, ok? Më vonë dëgjohemi”, ishte mesazhi që kishte marrë familja.

Tre persona të maskuar e kanë futur me dhunë në një “xhip”, pasditen e djeshme, 11-vjeçarin nga komuna e Shtimes, E.T. Me duar të lidhura, djalin e kanë dërguar në një lokacion disa kilometra larg shtëpisë së tij. Por vetëm disa orë pas, ai ka arritur që t’iu ikë personave. Për Gazetën Express, i tronditur, i mituri me lejen e familjarëve ka shpjeguar rreth këtij rasti.

  1. T. 11 vjeç, bashkë me djalin e axhës Diartin, 18 vjeç, i cili kishte ardhur nga Belgjika pasditen e djeshme, kishin dalë për t’u shëtitur në rrethinën e qytetit të Shtimes. Ata kishin hyrë në një supermarket. Pas disa minutave ata kishin dalë jashtë. Por në rrugën “14 dhjetori”, tre persona nga një veturë e tipit xhip, e kishin thirrur E.T. në emër, duke e ftuar që të shkojë me ta.

 

Shtëpia e të miturit

I mituri kishte refuzuar t’i përgjigjej kërkesës së tre personave. Disa minuta më pas të njëjtit me maska në fytyrë, me dhunë e kishin marrë 11-vjeçarin dhe me duar të lidhura e kishin futur në veturë. Djali i axhës së tij nuk kishte arritur ta shpëtojë atë e as t’ua marrë targat e veturës së të dyshuarve.