19:59 / E Martë, 05 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ky kosovar shokon Daçiqin në Shtëpinë e Bardhë

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq gjatë vizitës se tij në Washington, ishte takuar më  Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA Herbert Raymond Mackmaster.

Daçiq tregon për takimin me Mackmaster dhe kosovarit  Yll Bajraktarin i cili është dora e djathë dhe njeriu më i besuar i Mekmastërit, shkruan Tanjug, përcjell Indeksonline.

Dacic ka thënë se ishte shokuar kur kishte parë që shqiptari nga Kosova Ylber Bajraktari, ishte ulur pranë Mackmaster.

“Me gjithë respektin, por kur pashë se pranë tij kishte ulur shefin e tij të kabinetit, shqiptarin nga Kosova, Ylber Bajraktarin, i cili erdhi tek unë dhe tha se ai ishte nga Kosova, për një moment më janë ndalur dritat dhe pastaj e kuptova se çdo gjë ishte e qartë” ka thënë Daciq.

Jo vetëm Ylli, por është edhe vëllai, Ylber Bajraktari,  është drejtor për Politika të Mbrojtjes në Këshillin për Siguri Kombëtare./Indeksonline/