21:31 / E Shtunë, 23 Mars 2019 / indeksADMonline

Ky lloj i xhinseve është trendi këtë vit

Për tu dukur bukur dhe trendi çdo herë është një sfidë në vete.

Por, janë disa veshje që nuk dalin asnjëherë nga moda, bije fjala për xhinset me të cilat gjithmonë mund të bëni kombinime të ndryshme.

Xhinset e ngushta edhe pse jo të rehatshme ato janë shumë të përdorura, sigurisht që dukemi bukur dhe ekspozojmë linjat e trupit, por me kalimin e viteve bota e modes ka sjellur risi.

Sensacioni i rradhës janë xhinset më të lirshme, që janë kthyer fuqishëm përgjatë këtij viti. Ky lloj xhinsi ‘vintage’ është kthyer në të preferuarin e vajzave anembanë, pasi jo vetëm që ndihen rehat por duken edhe shumë bukur.

Zgjidhni një palë xhinse që nuk e prekin kyçin e këmbës! Mund t’i vishni me një palë sandale të tilla, me printe leopardi.

Xhinset e bardha janë të duhura në çdo periudhë nëse kombinohen mirë.

Nuk gaboni asnjëherë nëse vishni një xhaketë, bluze të bardhë dhe çizme, me një palë xhinse të tilla.