19:02 / E Mërkurë, 11 Shtator 2019 / indeksADMonline

Besar Halimi mungon ndaj Malit të Zi

Kosova dje ka pësuar humbjen e parë në fazën kualifikuese për Euro2020.

Ishte Anglia skuadra që mposhti Dardanët me rezultatin 5-3.

Mirëpo kjo nuk ishte humbja e vetme për kombëtaren e Kosovës.

Është mesfushori Besart Halimi ai i cili pritet t’i mungon Kosovës për sfidën e radhës ndaj Malit të Zi në tetor.

Krejt kjo pasi mesfushori në takimin e djeshëm është ndëshkuar me karton të verdhë dhe e ka plotësuar numrin e tyre për takimin e radhës.