23:26 / E Martë, 10 Gusht 2021 / C E

Ky mund të jetë formacioni i “frikshëm” i PSG-së për sezonin e ardhshëm

Lionel Messi sot u zyrtarizua si futbollist i PSG-së.

Gjatë kësaj merkato, klubi francez ka transferuar emra të tjerë të mëdhenj si Hakimi, Donnarumma, Ramos e Wijnaldum.

Analista të ndryshëm kanë filluar me formacionet e mundshme që Pochettino do të përdor në këtë sezon.

Messi mund të luaj në pozicionin e tij natyral si sulmues i djathtë, me Neymar në anën tjetër dhe Mbappe në qendër.

Mesfusha e përbërë nga dyshja Verratti dhe Wijnaldum të ndihmuar nga krahët me Bernat dhe Hakimi.

Mbrojtja do të përbëhet nga Kimpebme, Ramos dhe Marquinhos derisa portieri është i pazëvendësueshmi Donnarumma. /IndeksOnline/