18:31 / E Mërkurë, 08 Maj 2019 / indeksADMonline

Ky njeri plagosi 3 persona pasi eskaloj debati “Chevrolet vs Ford”

Policia në Bedford, Virxhinia arrestoi një burrë në fund të muajit prillit, pasi ai qëlloi tre vetë gjatë një argumenti në lidhje me atë nëse Chevrolet ose Ford është më i mirë.

Jo, kjo nuk është një shaka!

Fox 13 raporton se 56 vjeçari Mark Edwin Turner u arrestua më 23 prill pas një ndalimi që zgjati më shumë se dy orë. Autoritetet iu përgjigjën një raporti të shtënave në një shtëpi lokale dhe gjetën tre persona me plagë nga armët e zjarrit, transmeton IndeksOnline.

Duke folur me WSET-TV, prokurori i Bedford County Commonwealth, Wes Nance, tha se Turner, e dashura e tij, djali i saj dhe e dashura e djalit të saj ishin të gjithë që po hanin darkë në natën e 22 prillit. Më pas, në oborrin jashtë shtëpisë, Turner dhe djali i të dashurës së tij hynë në një argument rreth asaj nëse Chevrolet ose Ford është prodhuesi më i mirë i makinave.

Gjatë debatit gjërat u bënë aq të delikate sa që Turner thuhet se nxorri një thikë dhe e theri në shpinë të dashurën e tij e cila po përpiqej të mbronte djalin e saj.

Turner më pas u kthye brenda në shtëpi ku mori një armë dhe e qëlloi të dashurinë e tij plot pesë herë në këmbë, ndërsa ajo përpiqej përsëri të mbronte djalin e saj. Autoritetet thonë se djali i saj u godit në krah dhe se e dashura e djalit të saj u godit nga dy plumba të cilët u kthyen.

E gjitha përfundoj me ardhjen e policisë të cilët arrestuan atë menjëherë. /IndeksOnline/