12:17 / E Enjte, 24 Dhjetor 2020 / OSH

Ky organ “i harruar” në gjoks ka rëndësi të veçantë!

Organi “i harruar” në gjoks që ndihmon në rregullimin e sistemit imunitar mund të jetë thelbësor për parandalimin e abortit dhe diabetit te gratë shtatzëna, zbulon studimi

Një organ pak i njohur në gjoks i quajtur timus mund të jetë vendimtar në mbrojtjen e grave shtatzëna dhe fëmijëve të tyre të palindur, tregon një studim.

Organi gjendet në qendër të gjoksit dhe shkencëtarët tani besojnë se ai luan një rol kryesor në rregullimin e sistemit imunitar gjatë shtatëzënësisë, shkruan Dailymail.

Rritja e një fetusi për nëntë muaj paraqet një sfidë të madhe imunologjike dhe ekspertët kurrë nuk e kanë kuptuar plotësisht se si trupi i femrës përballet.

Studiuesit tani thonë se mbrojtja e timusit dhe sigurimi i tij që funksionon si duhet gjatë shtatzënisë mund të parandalojë abortet dhe diabetin tek gratë shtatzëna.

Studiuesit zbuluan se, gjatë shtatëzënisë, hormonet seksuale të trupit femëror udhëzojnë timusin për të prodhuar më shumë qeliza të cilat janë të dizajnuara posaçërisht për të mbajtur nën kontroll sistemin imunitar dhe për të mos sulmuar fetusin në rritje./IndeksOnline/