19:22 / E Shtunë, 16 Janar 2021 / OSH

Ky person e refuzon propozimin e Albin Kurtit për kandidat për deputet

Ish-kandidati për deputet, Taulant Kryeziu, ka treguar se ka refuzuar propozimin e kryetarit të partisë, Albin Kurtit, për të hyrë në listën për deputetë përsëri.

Kryeziu ka thënë se për arsye subjektive ka vendosur që të mos kandidojë.

Reagimi i plotë:

 Miq të nderuar,

Edhe pse isha i propozuar nga Kryetari Kurti që të jem kandidat për deputet nga lista e Vetëvendosjes, për arsye subjektive kam vendosur që të mos kandidoj për deputet në zgjedhjet e përgjithshme  të Republikës. Do të jem krah VV-së në arritjen e suksesit të madh në këto zgjedhje dhe natyrisht edhe mbeshtetes ndaj Qeverisë në ardhje Kurti 2.